Prishtina prezanton transferin e radhës

FC Prishtina sapo e ka bërë zyrtare transferimin e Ardian Mujës. Futbollisti që ishte pjesë e Trepçës 89 nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e planeve të skuadrës se Debatik Currit. “Mirë se vjen Ardian Muja”.
Futbollisti i shumë pozitave në fushë, Ardian Muja, 25 vjeç, i lindur më 09.12.1997 në Mitrovicë, ish-futbollisti i Trepçës dhe në gjashtë edicionet e fundit, së fundi edhe kapiten, i Trepçës ’89, ka nënshkruar për dy vite me ekipin tonë. Në edicionin e fundit, Muja ka shënuar 6 gola dhe 2 asistime.
“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën “bardhekaltër”. Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër” thuhet në njoftimin e Prishtinës./Indeksonline/