“Me Klan Kosovën”, Musliu-Shoshi në mbështetje të televizionit, kërkon përgjegjësi edhe nga KPM

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi i ka dalë në mbështetje televizionit ‘Klan Kosova’ dhe e njëjta kërkon përgjegjësi nga Komisioni i Pavarur i Mediave.
Postimi i plotë i deputetes:
Qëllimi i kësaj qeverie është që në çdo mënyrë të provojë të na ndal të drejtën e informimit, të drejtën e fjalës e debatit, besa edhe të drejtën e menyrës se si e shprehim mendimin.
Këtë mendësi asnjë pushtet në botën demokratike nuk e lejon. Si shoqëri e vend demokratik nuk do të lejojmë as ne.
Klan Kosova është mediumi i cili në vazhdimësi ka mbrojtë këto vlera demokratike, gjithmonë duke qene i paanëshëm në informim të drejtë e të saktë.
Përgjegjësi do të kërkohet edhe nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave – KPM, si organ i pavarur e që ka filluar të kapet nga pushteti.
meklankosova