75 Mall Live Search
12:51 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / Gj. Sh

Laura Fazliu ndeshet për të bronztën, Akil Gjakova i 7️-ti në Grand Slamin e Kazakistanit

Laura Fazliu shënoi dy fitore dhe humbi një deri në ndeshjen për repasazh.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Fazliu mposhti me Ippon, garuesen vendase, kazakistanezen Esmigul Kuyulova.

Fazliu në çerekfinale humbi me Ippon, nga koreanja Jisu Kim.

Pas asaj ndeshje Laura u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku mposhti me dy Wazaari për Ippon, rusen Kamila Badurova.

Garuesja jonë për medalje të bronztë ndeshet me rusen tjetër Dali Liluashvili.

Akil Gjakova (-73 kg) u rendit i 7-ti, ai shënoi dy fitore dhe dy humbje.

Në xhiron e parë ai mposhti me Wazaari, garuesin rus Ayub Khazhaliev.

Gjakova në xhiron e dytë mposhti me Wazaari, garuesin nga Azerbajxhani Telman Valiyev.

Çerekfinalja e gjeti përball garuesit vendas, Askar Narkulov, gjatë kohës së rregullt rezultati ishte baraz me nga një Wazaari, në vazhdime pas një gabimi Akili humbi me Osae-komi (mbajtje) për edhe një  Wazaari tjetër.

Pas asaj humbje Akil humbi me Ippon, nga garuesi tjetër i Kazakistanit, Zhansay Smagulov dhe nuk vazhdoi tutje garën.

Loriana Kuka (-70 kg) humbi me Ippon kundër holandezes Kim Polling në ndeshjen e parë dhe nuk vazhdoi tutje garën.

Blloku final fillon nga ora 13:00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtëm:judotv.com/competitions/gs_kaz2023/live