Ekskluzive/ Ky është emri i personit që shpëtoi nga aksidenti në lumin Lepenc, kërceu nga vetura

Indeksonline ka raportuar për një aksident të ndodhur në afërsi të Shkupit, ku një veturë ra në lumin Lepenc.
Nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.
Burime të Indeksonline pohojnë se Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.
I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Shkupit.
Tre pasagjerë të tjerë në veturë vazhdojnë të mbesin të pagjetur.
Njësitet e kërkim-shpetimit janë aktivizuar për të gjetur edhe pasagjerët e tjerë.
Indeksonline pas pak do të publikojë emrat e familjarëve të tjerë dhe do t’iu mbajë të informuar me detaje të reja për rastin./Indeksonline/