75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / MSH

Ekskluzive: Këto janë tabelat e regjistrimit të veturës që u aksidentua në Lepenc

01-340-GC janë targat e veturës të tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

Vetura përfundoi në lumin Lepenc, teksa nga katër pasagjerët që ishin në të, vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtojë.

Indeksonline raporton se Shkëlqim Pacolli kërceu nga vetura dhe i shpëtoi ujit të rrëmbyeshëm të Lepencit.

Ai për momentin është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin e Shkupit.

Të zhdukur vazhdojnë të mbesin familjarët e tij, Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli.

Njësitet e kërkim-shpetimit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në gjetjen e trupave të tre pasagjerëve të tjerë.

Njësite të tjera janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur aksidenti, për t’iu dalë në ndihmë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për rastin./Indeksonline/