75 Mall Live Search
13:41 / E Diele, 18 Qershor 2023 / kutia

Familjarja e ish-kampionit të evropës, Xhavit Visoka, është një nga personat e zhdukur në Lepenc

Dje IndeksOnline raportojë se një veturë me targa të Republikës së Kosovës ishte aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë, ku kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në lumin Lepenc.

Burimet e IndeksOnline, mësojnë se gruaja e zhdukur, Merita, është familjarja e boksierit të njohur, Xhavit Visokes, ish kampionit evropian në boks.

Indeksonline raportoj se në veturë ka qenë një familje katër anëtarëshe.

Nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Të njëjtat burime kanë pohuar se Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit. /IndeksOnline/