Kanosje me armë në Lipjan, arrestohen dy persona

Një kanosje me armë ka ndodhur në fshatin Rubovc të Lipjanit ditën e djeshme rreth orës 15:30.
Policia e Kosovës, ka arrestuar dy të dyshuar V.R dhe M.R në lidhje me këtë rast.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se të njëjtit kishin pasur mosmarrëveshje pronësore.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së M.R, atij i janë konfiskuar një pushkë gjuetie me leje te skaduar, 3 fishek te kalibrit 12 mm dhe 1 fishek fishek i kalibrit 20 mm. /IndeksOnline/