75 Mall Live Search
14:17 / E Diele, 18 Qershor 2023 / LB

Homazhe në Prekaz dhe vizitë familjen e Hashim Thaçit, FC Kosova Regensburg përmbyllë vizitën në Kosovë

Ekipi i FC Kosova Regensburg ka qëndruar në Kosovë për nder të ditës së çlirimit të Vushtrrisë. Klubi më i madh shqiptarëve në Gjermani, përveç ndeshjes miqësore me ekipin e Vushtrrisë, ka pasur edhe disa aktivitete tjera.

Fillimisht FC Kosova Regensburg, të udhëhequr nga Shqiptar Gubetini, vizitën e parë e realizuan te varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ku kanë bërë homazhe dhe kanë vizitua kompleksin memorial, Adem Jashari.

Ekipi shqiptarë në Gjermani ka vizituar edhe babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt.

“Sot, me Ekipin FC Kosova Regensburg të shoqëruar nga Gjeneral Sami Lushtaku, komandant Jetullah Geci dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, vizituam familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi”, thuhet ndër të tjera në postim.

FC Kosova Regensburg poashtu janë pritur edhe në odën e komandant Jetullah Geci si dhe kanë marrë pjesë në disa aktivitete në shënim të përvjetorit të çlirimit të Vushtrrisë

Ekipi FC Kosova Regensburg me  vizitën në konakun e Nuredin Gubetini përmbyll vizitën në Kosovë!