75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / AR

Zyrtare/ 3 pika kufitare Kosovë-Serbi të bllokuara

Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht ka njoftuar se tri pika kufitare Kosovë-Serbi janë të bllokuara.

Bëhet fjalë për Bërnjakun, Jarinjen dhe Merdaren, raporton Indeksonline.

Në përditësimin e fundit theksohet se këto tri pika kufitare janë të bllkuara.

Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bën thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi. /Indeksonline/