Si është gjendja në pikë kalimet kufitare në Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare.
Kjo po konsiderohet si hakmarrje e serbëve për shkak të bllokadës së mallrave serbe nga ana e shtetit të Kosovës.
