Policët e kidnapuar po qëndrojnë të ndarë në qendrën e paraburgimit në Kralevë

Nesër bëhen një javë prej që policia serbe kidnapoi brenda territorit të Kosovës tre pjesëtarë të policisë kufitare, Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa.
Atyre që nga e premtja iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për siç thotë prokuroria serbe ‘mbajtja e armëve ilegale’.
Policët kosovarë sot për herë të parë janë takuar nja në zyrtar i qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.
Familjarët e policëve të arrestuar nuk kanë pasur asnjë informacion për fatin e tyre brenda grilave.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se policët e kidnapuar janë maltretuar për dy ditë, derisa u është caktuar masa e paraburgimit ndërsa tani ata po qëndrojnë të ndarë nga njëri tjetri dhe trajtimi është korrekt.
Policët po mbahen në qendrën e paraburgimit në Kralevë ndërsa lirimin e menjëhershëm të tyre pa kushte e ka kërkuar Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në anën tjerët, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një konferencë për media pasditën e së martës, ka shpalosur detajet nga takimi i ambasadorit Jetish Jashari me tre zyrtarët policorë.
Gërvalla ka treguar se takimi i ambasadorit Jashari me tre oficierët, Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa ka zgjatur 15 minuta me secilin prej tyre.
“Takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili, dhe ata kanë treguar ngjarjen e rrëmbimit të tyre”, ka thënë Gërvalla.
Ministrja ka ndarë detaje nga biseda që kanë pasur tre oficerët me ambasadorin Jashari.
“Ata kanë theksuar si në vijim: Më 14 qershor rreth orës 12:30 minuta duke ngrënë drekën papritmas janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar të cilët më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Serbisë, të cilët i kanë sulmuar dhe çarmatosur dhe pastaj me thes në kokë i kanë dërguar tek makinat e tyre”, ka thënë Gërvalla./IndeksOnline/