75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 20 Qershor 2023 / MSH

Shoferi i pakujdesshëm shkakton aksident në Gjilan, lëndohet drejtuesi i veturës tjetër

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në Terpez të Gjilanit.

Sh.Rexhepi, po bënte një kthim të pasigurt majtas me BMW-në e tij kur goditi B.Hazirin, i cili po lëvizte në rrugë më përparësi kalimi me Golfin e tij.

Ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Indeksonline raporton se viktima në fjalë ka marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Gjilanit.

Aksidenti është shoqëruar me dëme materiale gjithashtu.