75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 20 Qershor 2023 / kutia

Shqipëria mposht lehtësisht Ishujt Faroe, na nderon edhe Moldavia

Shqipëria ka vazhduar me fitore në kualifikueset për Euro 2024.

Kuqezinjtë kanë mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së katërt, shkruan Indeksonline.

Golat për Shqipërinë i shënuan Nedim Bajrami (20’), Kristijan Asllani (51’) dhe Ernest Muçi (90+2’).

Ndërsa për Ishujt Faroe ka shënuar Faero në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Shqipëria është në vendin e dytë me 6 pikë, një më pak se Çekia.

Në anën tjetër, Moldavia ka mposhtur Poloninë me rezultat 3-2. /IndeksOnline/