75 Mall Live Search
12:10 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / AR

Gazetarët raportojnë në komision, thonë se ishte i planifikuar sulmi ndaj mediave në Leposaviq

Gazetarët e lënduar në veri janë duke raportuar në Komisonin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Gjatë rrëfimeve të tyre për sulmin në Leposaviq, ata theksuan se sulmi ndaj mediave prej grupeve të organizuara serbe ishte i planifikuar, raporton Indeksonline.

Tutje, gazetarët treguan që nuk kanë qenë të mbrojtur, madje kanë qenë në rrezik për jetë.

Kujtojmë që sulmi ndaj mediave ndodhi të premten (16 qershort) kur ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizitoi kryetarin e Leposaviqit në komunë, Lulzim Hetemin.