75 Mall Live Search
13:03 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / LB

Betim Fazliji zyrtarisht rikthehet në ish-klubin e tij

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji edhe zyrtarisht është rikthyer në ish-klubin e tij, St.Gallen.

24-vjeçari është larguar nga klubi gjerman, St.Paul dhe ka firmosur me St.Gallen-in deri në verën e vitit 2027.

Fazliji pikërisht në skuadrën zvicerane kishte bërë hapat e para në futbollin profesionit.

Ai pasi firmosi kontratën me St.Gallen u shpreh i lumtur për rikthimin në ish-klubin e tij.

Kujtojmë se Fazliji në sezonin e fundit me St.Paulin, bëri 19 ndeshje në kampionat dhe dy paraqitje në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.