75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / AR

Veprimi i Shakiras në Barcelonë e lë “gojëhapur” Pique-n

Prej një viti Shakira është epiqendra e lajmeve rozë dhe çdo lëvizje e saj vëzhgohet me lupë.

Këngëtarja e cila tashmë jeton në Miami me fëmijët e saj, së fundmi është rikthyer në Barcelonë. Kjo ishte për garën e Formula 1 në Circuit de Catalunya, pak jashtë qytetit katalanas.

Për të gjithë ishte befasuese që ajo mori fëmijët e saj me vete dhe akoma më e habitshme ishte se ajo qëndroi në shtëpinë ku më herët jetonte me Pique-n dhe fëmijët.

Sipas gazetës “La Vanguardia”, shtëpia ndodhet në pronën e banimit Ciudad Diagonal (Esplugues de Llobregat), afër Barcelonës.

Kolumbiania është lejuar të kthehet në atë që dikur ishte shtëpia e saj, por pronësia e së cilës mbahet nga kompania e Pique Inversiones BCN Two & Two SL, sipas gazetës.

Nga ana tjetër, si Pique ashtu edhe rrethi i tij nuk e dinë arsyen e vizitës së Shakirës në Barcelonë, mund të jetë kontakti me avokatët e saj apo kalimi i kohës me Lewis Hamilton.

Megjithatë, ata janë përpjekur të shmangin çdo konflikt për hir të djemve.