75 Mall Live Search
23:32 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / Gj. Sh

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane

Ka nisur sot ceremonia hapëse e edicionit të tretë të Lojërave Evropiane.

Ky kampionat po mbahet në Krakow dhe Malopolska të Polonisë, shkruan IndeksOnline.

Ekipa e kosovës e përbërë nga 38 garues, sot kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.

Bartës të flamurit të Kosovës kanë qenë boksierja, Donjeta Sadiku dhe atleti, Muhamet Ramadani./IndeksOnline/