75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / MSH

Edhe Sara Hoxha pjesë e filmit të Luizit me Oltën

Si një ish-blogere, influencuese dhe biznesmene, Sara tani po provon tashmë edhe aktrimin në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku luajnë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Edhe pse kjo është shfaqja e saj e parë në një film, nga shpirti i lirë dhe buzëqeshja e saj dalluese duket qartë se ajo do të sjellë shumë sharm, ashtu si në foto.

Ky film pritet të jetë një komedi-romancë dhe do të ngërthejë shumë nga pjesa tjetër e aktoreve, sepse do të jetë diçka krejtësisht e re dhe më interesante.