75 Mall Live Search
20:08 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / L K

Ambasadori amerikan kërkon de-eskalim të menjëhershëm të situatës në veri – ndiqni planin 3 pikësh të BE-së

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për deskalim të situatës në veri të vendit.

Ambasadori nga palët ka kërkuar që të zbatohet plani tre pikësh i Bashkimit Evropian për de-eskalim.

Ai ka theksuar se “Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”.

Reagimi i plotë:

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE. Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, ka shkruar Carpenter në Twitter.