75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mbappe te Real Madridi punë e kryer, mediat spanjolle zbulojnë datën e prezantimit

Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm pritët të luaj për skuadrën e Real Madriditt.

Sipas medias spanjolle “Chiringuito”, 24-vjeçari do të prezantohet te Real Madridi më datë 23 korrik, shkruan IndeksOnline.

Ylli francez javë më parë ka njoftuar klubin e PSG-së se nuk do ta vazhdoj kontratën e cila skadon në qershor të vitit 2024.

Pas kësaj letre nga Mbappe, kanë dalë zëra nga klubi i PSG-së, se ata janë të gatshëm ta shesin atë gjatë afatit kalimtar veror, në mënyre të mos e humbin falas në përfundimin e sezonit të ardhshëm./IndeksOnline/