75 Mall Live Search
08:58 / E Premte, 23 Qershor 2023 / S Z

Sot i jepet lamtumira e fundit Shyqri Nimanit

Të enjten në moshën 82-vjeçare ka ndërruar jetë artisti dhe profesori i artit, Shyqri Nimani.

Për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, sot bëhen homazhe dhe mbahet mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës. ku më pas bëhet edhe varrimi te varrezat e kryeqytetit.

Shyqri Nimani njihet si pionier dhe si njëri prej themeluesve të departamentit të dizajnit grafik në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe punoi si profesor deri në pensionimin e tij.

Për shkak të profesionalizmit të tij dhe karrierës së gjatë, atij iu besua që ta shkruajë me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Ai ishte edhe muzikant, artist vizual dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe trashëgimisë kulturore.