Arrestohet edhe një person në Mitrovicën e Veriut

Portali serb, “Kosovoonline” raporton sot se Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm edhe një person në veri.
Sipas këtij mediumi, i arrestuari është N.O, punëtor i një ndërmarrje lokale komunale.
Arrestimi thuhet se ka ndodhë në afërsi të stacionit të autobusëve në Zveçan.
Lajmi nuk është konfirmuar ende nga Policia e Kosovës./Indeksonline/