Gara e shpejtësisë në oqean, momenti kur sportistët sulmohen nga balenat dhe orkat

Në Oqeanin Atlantik, në perëndim të Gjibraltarit janë mbajtur dje garat e shpejtësisë në varka me vela. Team JAJO dhe Mirpuri Trifork Racing, dy ekipet garuese janë përballur me një sfidë tjetër në këtë rrugëtim.
“Tre balena vrasëse erdhën drejt nesh dhe filluan të godasin timonët. Ka qenë një përvojë e rrezikshme për ne si ekip. Ne hoqëm velat dhe ngadalësuam varkën sa më shpejt që të ishte e mundur dhe për fat pas disa sulmeve ata u larguan” ka thënë njëri nga drejtuesit e varkës.
Kjo zonë është e njohur për “sulmet e balenave vrasëse ndaj anijeve , ku një individ ose një grup balenash vrasëse godet në mënyrë të përsëritur timonët e anijes.
Për fat të mirë për anijet e The Ocean Race janë goditur vetëm pak minuta dhe gjithçka ka përfunduar pa pasoja./Indeksonline/