75 Mall Live Search
15:49 / E Premte, 23 Qershor 2023 / B O

E premte e zezë për milanistat, Newcastle ua merr Tonalin, thyhet rekordi i shitjes

Nga kuq e zi, milanistët mund t’i shohim edicionin tjetër të veshur me bardhë e zi. Arsyeja mund të quhet Sandro Tonali.

Ylli italian e ka braktisur Milanin dhe karrierën do ta vazhdojë në Premierligë tek Newcastle United.

Plot 70 milionë euro do të paguajnë “laraskat” për mesfushorin fantastik italian.

Tonali do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2029 nga e cila do të përfitoj 7 milionë euro në sezon.

Tonali bëhet lojtari më i shtrenjt italian i shitur ndonjëherë./Indeksonline/