Zyrtare: UEFA ia ndalon Osasunës të marr pjesë në Conference League

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka marr vendim që të ndaloj klubin spanjoll Osasuna të merr pjesë në Conference League për sezonin 2023/2024.
Ky vendim vie për shkak të dyshimit për trukim ndeshjesh gjatë vitit 2013, shkruan IndeksOnline.
Klubi spanjoll ka njoftuar se do të apelojë vendimin e UEFA-s, ku kanë shkruar: “UEFA, e fortë me të dobëtin dhe e dobët me të fortin. “
Kujtojmë që dy anëtarët e bordit të klubit gjatë periudhës 2012/13 dhe 2013/14, janë dënuar nga Gjykata e Lartë me akuzat e përvetësimit, mosdeklarimeve dhe korrupsionit.
Drejtuesit e asaj kohe te Osasuna akuzohen për fiksimin e një ndeshjeje të luajtur me Betis, për pagesën prej 400,000 euro për të mundur Valladolid-in dhe 200,000 euro të tjera për t’i lënë ata të fitojnë në Pamplona./IndeksOnline/