75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 23 Qershor 2023 / Gj. Sh

Juventusi tërhiqet nga pjesëmarrja në Conference Leageu!

Skuadra e Juventusit pritet të tërhiqet nga pjesëmarrja në Conference League për sezonin 2023/2024.

Sipas asaj që ka raportuar ‘’ Tuttosport”, Juventusi është duke negociuar një tërheqje vullnetare nga Liga e Konferencës për një vit, shkruan IndeksOnline.

Gazeta italiane shkruan se një ekip i përbërë nga disa avokatë dhe menaxherë udhëtuan nga Torino në drejtim të Nyonit, ku është diskutuar me presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin, për mundësinë e tërheqjes së Juventusit nga Conference League. Aty po punohet që të  mbyllet dosja e hapur nga organi europian gjatë dhjetorit të kaluar për “shkelje të mundshme të rregullave për licencat e klubeve dhe “fair-play” financiar./IndeksOnline/