75 Mall Live Search
00:24 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / MSH

U plagos të “Kafet e Vogla”, akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e Pajazitit

Meriton Pajaziti dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e sontme, para se të qellohej me armë zjarri nga një perosn, që dyshohet të jetë Trim Krasniqi.

Rasti ka ndodhur te “Kafet e Vogla”, rreth orës 21:30.

Përveç se është bartur me autoambulancë drejt QKUK-së, akoma nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të Pajazitit dhe se nëse i njëjti është jahstë rrezikut për jetë.

No description available.
Meriton Pajaziti, i plagosur

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka pohuar se njësitet hetimore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast” deklaroi Borovci./Indeksonline/