Neymar flet për Ancelottin dhe zbulon klubin e ardhshëm

Është raportuar se Carlo Ancelotti do të jetë skeletor i Brazilit që nga viti 2024.
E për këtë ka folur edhe futbollisti i PSG-së, Neymar, i cili në një intervistë për BandSportska folur edhe për trajnerin e ardhshëm të Brazilit, shkruan IndeksOnline.
Ai e cilëson Ancelottin si një trajner të madh dhe shpreson që të jetë nën udhëheqjen e italianit.
“E di që është prioriteti i përzgjedhjes, presidenti dëshiron të llogarisë tek ai dhe lojtarët gjithashtu e duan atë. Për mua, për Vinin, për Militao, e njohim tashmë, e dimë sa i madh është. Të kesh atë në ekip do të jetë shumë e rëndësishme . Por ende asgjë nuk është konfirmuar. Shpresojmë që në fund të kontratës ai t’i bashkohet skuadrës”, ka thënë Neymaar.
Sulmuesi brazilian në këtë intervistë ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku thotë se dëshiron të rikthehet te skuadra e Santosit./IndeksOnline/