75 Mall Live Search
08:22 / E Diele, 25 Qershor 2023 / Gj. Sh

Nuk ndalet kampioni, prezanton dy prurjet e reja

Kampioni i Kosovës në Basketball, KB Peja ka zyrtarizuar dy përforcime të reja.

Basketbollisti amerikan Tervell Beck dhe Malcolm Armstead janë dy prurjet e reja nga Peja, shkruan IndeksOnline.

Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm.

Tervell sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje. Tervell ka shfaqur përformancë superiore në sezonin e kaluar duke arritur kuoten mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje.

Ndërsa Malcolm Armstead, është rikthyer të kampioni, pasi edhe më herët ishte pjesë e KB Pejës.

Deri më tani “verdhëzinjët” kanë kryer katër transferime, pasi kanë zyrtarizuar Jacob Calloway dhe Meriton Ismailin./IndeksOnline/