75 Mall Live Search
14:54 / E Diele, 25 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Ramush Haradinaj arrin në lagjen më të dëmtuar nga vërshimet në Pejë

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vërshimeve që ndodhën mbrëmë në Pejë, ku humbën jetën dy persona, ka vizituar njërën nga lagjet më të dëmtuara.

Ai ka ftuar Qeverinë e Kosovës, dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm, që të ndajnë një fond emergjent për ti ndihmuar të gjitha familjet e prekura nga vërshimet.

‘’Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.’’ Tha ai. /IndeksOnline/