75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 25 Qershor 2023 / C E

Nëna e Mbappes negocion fshehurazi me Realin, “Los Blancos” janë gati të paguajë 200+20 milionë euro

Kalimi i Kylian Mbappe nga PSG te Real Madrid mund të ndodhë këtë verë.

Sipas gazetarit të El Debate, Tomas Gonzalez-Martin, nëna e Mbappes ka disa muaj që negocion fshehurazi me Real Madridin dhe tani është në kontakt me pronarin e PSG-së për të përfunduar transferimin sa më shpejt të jetë e mundur.

PSG kërkon 250 milionë euro dhe 50 milionë të tjera bonuse për yllin e saj kryesor. Në vend të kësaj, presidenti i Realit është gati të japë maksimumi 200+20 milionë euro për Mbappen.