75 Mall Live Search
18:10 / E Diele, 25 Qershor 2023 / AR

U ngacmua seksualisht në moshën 5-vjeçare, Melisa rrëfen gjithçka

Si fillim në Për’puthen, së fundmi edhe me eksperiencën e saj në “BBVK”, Melisa Lleshi ia ka dalur gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”, ajo u rikthye të flasë për një histori që e ka ndarë më parë, ku tregoi se në moshën 5-vjeçare ishte ngacmuar seksualisht.

Melisa ka treguar se si e pritën prindërit e saj, të cilëve më parë nuk u kishte treguar, pasi kishte frikë se do mërziteshin.

“Fillimisht nuk kam dashur ta ndaj si histori, por me kalimin e kohës, nga presioni e ndava. Unë familjen e kam gjithmonë mbështetëse dhe normalisht u mërzitën. Ishin ato ankesat pse nuk na ke treguar, njëra-tjetra, por edhe duke më njohur si tip që nuk hapem, nuk dua t’i vras njerëzit e tjerë. Unë me mamin ndaj të gjitha budallëqet e mija, të gjitha gëzimet. Kur vjen tek vuajtjet dhe vështirësitë, ndoshta pasi t’i zgjidh ja tregoj, por e di që do e vrasin shumë, janë prindër, kanë një moshë të caktuar. E di që më vret mua, por të më vrasi dhe dhimbja e asaj pastaj…”- tha Melisa.