75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / k.v

Musmurati zoton 1.5 milionë euro në vit për siguri në shkollat e Prishtinës

Sot Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati bëri prezantimin e Planit të Veprimit për Siguri në Shkollat e Prishtinës. Ky plan parashihet të arrijë koston buxhetore rreth 1.5 milionë Euro në vit dhe do të implementohet nga Komuna e Prishtinës.

Përmes një prezantimi, Musmurati njoftoi që plani parasheh shumë aktivitete si: vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla, rritja e numrit të psikologëve, zhvillimi i protokoleve për raportim të dhunës, rritja e sigurisë prej shkollës në shtëpi, inspektimet e lokaleve afër shkollave, etj.

Plani i Sigurisë është hartuar në bashkëpunim me nxënësit, prindërit, shkollat, Policinë e Kosovës, organizata jo qeveritare e shumë akterë të tjerë.