FAST Kosova me aksion të madh në disa lokacione, ka të arrestuar

Policia e Kosovës që nga mëngjesi është duke zhvilluar një operacion të madh në rajonin e Malishevës dhe të Istogut kundër krimit të organizuar dhe trafikimit.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksion është i përfshirë njësiti FAST Kosova ku raportohet edhe për persona të arrestuar.
IndeksOnline ka pyetur edhe zyrën për media në polici të cilët kanë thënë se po zhvillohet aksion, mirëpo për detaje do të njoftojnë pasi të përfundoi operacioni./IndeksOnline/