Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet një kilogram kokainë në veturë

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali. Atij në motorin e veturë iu gjet një kilogramë kokainë.
Ngjarja ndodhi më 23 qershor, në Perugia. Ai u ndalua nga autoritetet për trafikim droge.
Shqiptarit po ashtu iu gjetën dhe iu konfiskuan edhe 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve është i “enkriptuar”, i padëgjueshëm, shkruajnë mediat italiane . Sipas hetuesve, droga e shitur me pakicë mund të jepte rreth njëqind mijë euro.