I kërkonte Italia/ FAST Kosova me aksion të gjerë në Malishevë e Istog, dy të arrestuar

IndeksOnline më herët raportoi se Policia e Kosovës që nga mëngjesi është duke zhvilluar një operacion të madh në rajonin e Malishevës dhe të Istogut kundër krimit të organizuar dhe trafikimit.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se dy persona me inicialet L.A dhe F.S kanë përfunduar në pranga të njësitit më profesional që ka policia e Kosovës, Fast Kosova.
IndeksOnline ka pyetur edhe zyrën për media në polici të cilët kanë thënë se po zhvillohet aksion, mirëpo për detaje do të njoftojnë pasi të përfundoi operacioni.
“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit )ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy meshkuj, kosovar”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Dy personat e dyshuar njëri nga Malisheva dhe tjetri nga Istogu kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane. Me urdhër të prokurorit dy personave iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /IndeksOnline/