75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / AR

E harron Melisen, Andi zbulon të dashurën e re

Padyshim që Andi Shehi mund të konsiderohet si një nga djemtë më të përfolur të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”. Ish-konkurrenti fitoi një audiencë të madhe gjatë kohës që ishte pjesë e programit, por edhe pas përfundimit ai vijoi që të qëndronte në vëmendjen e publikut.

Mirëpo që nga ndarja e tij me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, Andi u distancua nga jeta publike madje ka reduktuar edhe postimet në rrjetet sociale.

Në një nga të rrallat paraqitje në profilin e tij në “Instagram”, ai ka vendosur ta përçojë një mesazh – se është i lumtur në lidhjen e tij.

Shkrepjen e fundit, Shehu e ka bërë vetë i dyti në një nga lokalet e Tiranës.

Deri në këtë moment, partnerja e Andit mbetet misterioze, meqenëse ai ka vendosur ta mbajë të tillë duke ia mbuluar fytyrën.