75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 27 Qershor 2023 / k.v

Musmurati njofton për ndarjen e tokave për ndërtim të çerdheve të reja në Busi dhe Llukar

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati njoftoi sot që Kuvebdi Komunal i Prishtinës votoi ndarjen e dy parcelave për ndërtimin e çerdheve në Busi dhe Llukar.

Musmurati theksoi që “ Sot në Kuvend Komunal ndamë parcelat për ndërtimin e dy çerdheve në fshatërat Busi dhe Llukar. Përfshirja sa më e madhe e fëmijëve në edukim të hershëm do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e numrit të grave në tregun e punës, përpos që ka benefite afatgjate për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.”

Ajo njoftoi që të dy lokacionet do të dërgohen në Ministrinë e Arsimit për financim të ndërtimit të këtyre çerdheve.