75 Mall Live Search
07:55 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / k.v

Siguria në nivel/ Policia dhe KFOR-i shtojnë forcat në Graçanicë (Foto)

Policia e Kosovës ka shtuar forcat e saj në Graçanicë, në vendin ku këtë vit do të mbahet ceremonia e festës së serbëve e njohur si Vidovdani.

Përveç policisë së Kosovës, aty shihet edhe KFOR-i duke monitoruar gjithë situatën.

Brenda oborrit të manastirit është ngritur një podium ku do të mbahen fjalime.

Situata është e qetë ndërsa policia për të ofruar siguri, ka mbyllur përkohësisht rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Veternik dhe në Mramor./IndeksOnline/