EULEX-i i blinduar ‘zbarkon’ në Graçanicë (Video)

Disa vetura të blinduara të EULEX-it kanë arritur në Graçanicë për t’iu bashkuar forcave të rendit.
Tani zona përreth manastirit në Graçanicë, ku do të mbahet ceremonia, po sigurohet nga Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX.
Situata momentalisht është e qetë ndërsa serbët kanë nisur të mblidhen për të shënuar festën e tyre, e njohur si Vidovdani./IndeksOnline/