75 Mall Live Search
08:27 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / AR

Vdes foshnja menjëherë pas lindjes, arrestohen tre mjekë në Spitalin e Prizrenit

Dje në orët e para të mëngjesit ka vdekur një foshnje, pak minuta pas lindjes.

Rasti ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, njofton Policia e Kosovës.

Babai i foshnjës ka raportuar në polici se dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/