Festa e “Vidovdanit” në Graçanicë, të rinjtë shihën me veshje me mbishkrime nacionaliste

Qytetarët serbë kanë filluar të mblidhën të manastiri i Graçanicës për festën e tyre të njohur si “Vidovdani”.
Aktualisht ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të mbledhur, ndërsa disa të rinjë janë parë më veshje me mbishkrime nacionaliste.
“Nuk e japim çerdhen e Serbisë”, shkruhet në bluzat e tyre.
Në tubim është parë edhe kryetarja e kësaj komune, Ljiljana Shubariq.
Ekipi i IndeksOnline ndodhet në këtë komunë dhe po raporton në kohë reale për zhvillimet aty.
Rikujtojmë se Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë. Aty shihen edhe forcat e KFOR-it dhe EULEX-it të cilat po e monitorjnë situatën./IndeksOnline/



