75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / AR

Mozzik publikon foto me të dashuren e re?

Mozzik ditëve të fundit ka qenë ndër temat kryesore të medias rozë.

Reperi fillimisht publikoi Loredanën duke habitur të gjithë pasi ish-çifti kishin një periudhë me thumba kundrejt njëri-tjetrit.

Ditë më pas ai ngacmoi duke thënë se ka mundësi të martohet këtë verë dhe të bëhet sërish baba duke thënë se gruaja e tij e ardhshme ka më shumë se 2 milionë ndjekës.

Por nuk u ndal me kaq.

Para dy ditësh publikoi një unazë ndërsa sot ka publikuar një foto me një vajzë, por shihen vetëm duart e tyre.

“Urime Bajrami. Edhe do ditë pe shtyjmë qishtu pa unaza”, ka shkruar Mozzik.