75 Mall Live Search
12:03 / E Premte, 30 Qershor 2023 / B O

Izmir Zeqirit i vendoset një stentë në zemër

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka pasur një intervenim në zemër ku i është vendosur një stenë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar vetë Zeqiri, i cili tha se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Është e vërtetë, më është vendosur një stentë. Gjendja është e mirë. Unë jam duke dalur prej spitalit”, është shprehur Zeqiri, njofton Klankosova.

Kujtojmë se Zeqiri është zgjedhur kryetar i komunës së Zubin Potokut në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në katër komunat veriore.