75 Mall Live Search
21:09 / E Premte, 30 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Nicolas Jackson futbollist i ri i Chelseas

Nicolas Jackson edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Chelseas.

Sulmuesi senegalez u transferua nga villareali, marrëveshja e cila është arritur ditë më parë, ndërsa zyrtarizimi u bë sot përmes faqes zyrtare nga klubi londinez, shkruan IndeksOnline.

Jeckson ka nënshkruar kontratë tetë vjeçare me Chelsean.

“Blutë” kanë paguar plotë 35 milionë euro për transferimin e 21-vjeçarit.

Sulmuesi senegalez në sezonin e fundit kishte 38 paraqitje me Villarrealin, teksa shënoi 13 gola dhe bëri pesë asistime./IndeksOnline/