Enrique Iglesias nderohet me “Çelësin e Tiranës”

Enrique Iglesias do të mbajë koncert për herë të parë në Shqipëri.
Ylli latin do të performojë para publikut shqiptar në një koncert që do të vazhdojë në sheshin Skënderbej.
48 vjeçari me këtë rast u nderua me ‘Çelësin e Tiranës’ nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
“Mi Casa, tu casa. Sapo e takova Enrique Iglesias. Mezi po pret të dalë në shesh për një super natë. Edhe pak minuta nga festa e madhe”, thuhet në postimin e kryebashkiakut.
