Zyrtarizimi i Tonalit te Newcastle do të bëhet brenda 24 orëve

Sandro Tonali nga edicioni i ri do të vesh fanellën e Newcastle.
Mesfushori italian është larguar nga Milani dhe karrierën do ta vazhdojë në Premierligën angleze, shkruan IndeksOnline.
Marrëveshja është arritur javën e kaluar, ku Newcastle do të paguaj plot 70 milionë euro për shërbimet e Tonalit.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, klubi anglez do të dal me një njoftim zyrtar për transferimin e Tonalit brenda 24 orëve./IndeksOnline/