75 Mall Live Search
10:28 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / Gj. Sh

E kryer, Hernandez lojtar i ri i PSG-së

Lucas Hernandez është futbollist i ri i PSG-së.

Mbrojtësi francez është larguar nga Bayern Munchen dhe tashmë ka përfunduar të gjitha dokumentet me klubi parisien, shkruan IndeksOnline.

Fabrizio Romano raporton se Hernandez ditën e premte ka kryer edhe testet mjekësore ndërsa deklarata zyrtare është duke u përgatitur dhe do të bëhet publike shumë shpejtë.

PSG-ja i ka paguar Bayern Munchenit një shumë prej 45 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit francez./IndeksOnline/