75 Mall Live Search
21:44 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / MSH

Ky është viktima e aksidentit në Konjuh të Lipjanit

Një aksident përfundoi me fatalitet për një person sot.

Aksidenti që ndodhi rreth orës 15:15 në fshatin Konjuh të Lipjanit bëri që i ndjeri Izjadin Krasniqi, 61 vjeçar, së pari të merrte lëndime trupore, të cilave nuk iu mbijetoi.

Krasniqi, drejtues i veturës raportohet ketë dalur nga rruga për shkaqe akoma të paqarta.

I njëjti është aksidentuar me një veturë të parkuar, pohojnë burime të Indeksonline.

Me ndihmën e zjarrfikësve, ai është nxjerrur nga vetura e tij, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Rasti është duket u hetuar nga Njësiti i Trafikut Rajonal.