75 Mall Live Search
16:00 / E Diele, 02 Korrik 2023 / Gj. Sh

Eto’o rrezikon burgun, shkak vajza e tij

Ish-futbollisti Interit dhe Barcelonës, mund të përfundoj në burg.

Erika do Rosario Nieves, një nga vajzat e Eto’os, ka kërkuar dënim për babain e saj, shkruan IndeksOnline.

Mediat spanjolle raportojnë se 22-vjeçarja ka filluar një betejë ligjore ndaj ish-sulmuesit të Barcelonës, pasi ai nuk ka paguar kurrë alimentacion.

Erika është njohur ligjërisht në shkurt 2022 si vajza e Eto’os, dhe në momentin e njohjes ligjore, gjyqtari kishte konstatuar se ish-futbollisti duhej t’i njihte asaj një shumë prej 1400 euro në muaj për mirëmbajtje.

Megjithatë, Eto’o nuk e respektoi marrëveshjen dhe vajza tani kërkon dënim për ish-futbollistin duke konsideruar mos pagesën e mbajtjes gjatë gjithë kësaj kohe.

“Ai i detyrohet vajzës së tij më shumë se pesë vjet mirëmbajtje. Ekonomia e Erikës është shumë e dobët ndërsa Eto’o jeton në luks.”, ka  thënë avokati i vajzës së tij./IndeksOnline/